Është djegur një shtëpi në Kavadar

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në qendrën e Kavadarit, në orët e hershme të mëngjesit në ora 03:30. Me këtë rast janë shmangur dëme më të mëdha, si dhe nuk janë përfshirë nga zjarri objektet në afërsi.

“Falë intervenimit të shpejtë të njësisë së zjarrfikësve dhe ndihma e qytetarëve, zjarri është lokalizuar”, thonë dëshmitarët për MIA-n.

Nga njësia e zjarrfikësve të Kavadarit informojnë se është intervenuar për një orë e gjysmë me katër vetura dhe dhjetë zjarrfikës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button