Ahmeti:Mos respektimi i Kushtetutës përkeqëson marrëdhëniet ndëretnike

Mosrespektimi eventual i Rregullores së Parlamentit dhe Kushtetutës së Maqedonisë, si  dhe Marrëveshjes së Ohrit krijon krizë politike dhe suspendim të  demokracisë në vend si dhe përkeqësim të marrëdhënieve ndëretnike. Kështu ka thënë kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti pas takimeve që i ka realizuar me ambasadorin e Suedisë në Maqedoni,  Lars Wahlund dhe përfaqësues të Ambasadës së Polonisë në vend.

Në takim Ahmeti ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend duke thënë se BDI  shfrytëzon të gjitha mënyrat institucionale dhe demokratike për plotësimin e agjendës së vet në të mirën e qytetarëve dhe nuk do të lejojë mosrespektim të procedurave pasi që në këtë rast do të dëmtohej rëndë demokracia në  vend.

Ahmeti njashtu ka folur edhe për raportin që vendi e pret ta marrë nga KE-ja duke thënë se BDI përkushtohet që vendi të merr raport dhe datë për fillimin e negociatave me BE-në.

“Ahmeti ftoi dy vendet Suedinë dhe Poloninë, që ta ndihmojnë dhe ti përkrahin këto përpjekje për të mirën e vendit dhe të rajonit” njoftojnë nga Kabineti i Ahmetit.

Ai ka potencuar dhe nevojën për zgjidhjen e çështjes së emrit sepse sipas tij e ardhmja euroatlantike garanton paqen e qëndrueshme, stabilitetin dhe sigurinë jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të rajonit. 

“Ndihma e miqve të Maqedonisë në drejtim të zgjidhjes së kontestit me fqiun jugor është shumë e mirëseardhur sepse çdo vonesë eventuale në këtë rrugëtim mund të shkaktojë pakënaqësi të mëdha tek qytetarët si dhe pasoja për afatgjate për vendin tonë” ka deklaruar lideri i BDI-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button