Ivanov: Ka potencial për bashkëpunim edhe me të fuqishëm mes Maqedonisë dhe Turqisë

Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorgje Ivanov sot mbajti fjalim në hapjen solemne të “TOBB Biznes forumin ndërkombëtar” në Stamboll, në të cilën marrin pjesë mbi 1.000 biznesmenë dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare prej 85 vendeve në botë.

Tema qendrore e Forumit është kriza ekonomike globale me fokus të veçantë të rolit të sektorit privat, si dhe nevoja e përforcimit të sipërmarrësisë dhe gjetjen e zgjidhjes për tejkaimin e pengesave në tregtinë ndërkombëtare.

TOBB Universiteti për ekonomi dhe teknologji është njëri nga universitetet më me renome në Turqi, i cili në tetor të vitit 2009, presidentit Ivanov ia ndau titullin doktor nderi të shkencave.

“Sot nuk jam këtu vetëm për shkak të asaj se në vitin 2009 fitova titullin doktor nderi në TOBB Universitetin. Sot jam këtu edhe për shkak të miqësisë të cilin e kultivon Republika e Maqedonisë dhe Republika e Turqisë. Këtu jam edhe për shkak të rolit të Unionit të odave dhe bursave të mallrave të Turqisë – TOOB për zhvillimin ekonomik të këtij vendi. TOBB ka për qëllim që të sigurojë unitet dhe solidaritet mes odave dhe bursave. Përmirësimi i zhvillimit të profesioneve, në pajtim me nevojat. Avancimi i sinqeritetit dhe besimit në marrëdhëniet e anëtarëve me njëri tjetrin dhe me opinionin, si dhe ruajtjen e disiplinës dhe etikës profesionale, tha Ivanov, duke iu drejtuar të pranishmimve. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button