Imer Aliu në shënjestër të Komisionit për antidiskriminim

Komisioni për mbrojtjen e diskriminimit duke mos hyrë në betejën politike dhe kundërshtimin e patjetërsueshëm të qëndrimeve në Kuvendin e Maqedonisë, potencon se personat me hendikep janë të njejtë me ato pa hendikep.

“Komisioni potencon se deklarata e Imer Aliut – ‘Ekziston Olimpiadë dhe Paraolimpiadë. Ju duhet të merrni pjesë në Paraolimpiadë, sepse jeni të sakatosur’ – është deklaratë stereotipe dhe ofenduese për njerëzit e hendikepuar. E njëjta njollos si më pak të vlefshëm përkundër “të tjerëve” të cilët janë më të vlefshëm dhe kanë të drejtë të marrin pjesë në Olimpiadën “e rregullt”. E njëjta paraqet edhe shqetësim të këtij grupi të njerëzve dhe paraqet vazhdimin e praktikave të vjetëruara para pak kohësh, të cilat janë të sanksionuara edhe me ligj në shtete të caktuara” – thuhet në kumtesën e Komisionit./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button