KSHZ në mënyrë elektronike, drejtpërsëdrejti do t’i pranojë rezultatet e votimeve në vendet e votimit

Komisioni shtetëror  zgjedhjeve në mbledhjen e sotme miratoi udhëzim për dërgimin e të dhënave nga këshillat zgjedhorë tek Komisioni, për të rritur efikasitetin dhe transparencën dhe shpejtësinë e publikimit të rezultateve, transmeton Novatv.mk, përcejll Portalb.mk. 

-Kështu, në formë elektronike, do t’i kemi rezultatet drejtpërdrejt prej vendeve të votimit nga kryetarët e Këshillave zgjedhorë. Më vonë, në mënyrë elektronike, në formë të rezultateve të para jozyrtare do t’i pranojmë, pas plotësimit, procesverbalet prej vendeve të votimit nga Komisionet zgjedhore komunale, tha anëtari i Komisionit, Boris Kondarko.

Për herë të parë KSHZ inkorporon procedurë të re krahas atyre ekzistuese, të parapara në ligj, e të cilat gjithashtu do të zbatohen dhe do të respektohen, që do të kontribuojë për rritje të kontrollit dhe krahasim të rezultateve të para jozyrtare të cilat Komisioni i pranon në formë elektronike, e të cilat do t’i publikojë me radhë.

– Ato do të jenë rezultate nga procesverbali 16 nga vendet e votimit pas përpilimit dhe nënshkrimit të atij procesverbali. Rezultatet edhe prej VV edhe prej KZK-ve janë publike dhe pas plotësimit dhe nënshkrimit nga organet zgjedhore i pranojnë edhe vetë përfaqësuesit e parashtruesve të listave të kandidatëve, të ashtuquajturit kontrollues partiakë. Organet zgjedhore duhet t’i theksojnë këto rezultate edhe në vendet e votimit, ka shtuar Kondarko.

Kryetari i Komisionit Oliver Derkovski ka thënë se bëhet fjalë për risi në këto zgjedhje presidenciale për publikim më të shpejtë të rezultateve në ditën e zgjedhjeve nëpërmjet shfrytëzimit të aplikacioneve të caktuara bashkëkohore teknologjike.

– Kjo do t’u ndahet operatorëve të cilët do të punojnë, por edhe kryetarëve dhe anëtarëve të këshillave zgjedhorë të cilët do të duhet të kryejnë operacionin për ta ditur procedurën sipas së cilës do të duhet të lëvizin dhe të punojnë në ditën e zgjedhjeve për të shmangur çfarëdo lloj manipulimi nga cili do që është i përfshirë në operacionin. Në pajtim me udhëzimin secili do të pranojë detyrën e vet dhe do të duhet ta përmbush, tha Derkovski.

Për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor të zgjedhjeve presidenciale dhe të parakohshme lokale në tre komuna në KSHZ deri tani janë paraqitur dhe janë akredituar 3.815 persona. Prej tyre, 3.094 janë vëzhgues vendas, 423 të huaj, 285 janë përkthyes dhe 13 gazetarë të huaj.

Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, në mbledhjen e sotme ka thënë se numri ende nuk është final dhe se në rast të kërkesave shtesë ato do të shqyrtohen dhe miratohen.

Komisioni shtetëror i zgjedhjeve në mbledhjen e sotme e miratoi edhe Udhëzimin për menaxhim me materialin zgjedhor, për komisionet zgjedhore komunale dhe këshillat zgjedhorë, si dhe Doracakun për plotësim të formularëve dhe përmbledhje dhe përcaktim të rezultateve të votimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button