Kumanovari rrahu një person dhe ia vodhi paratë
Policia ngriti kallëzim penal ndaj 31-vjeçarit D.S nga Kumanova dhe i caktoi masë paraburgimi prej 30 ditëve për rrahje dhe vjedhje parash.
Më 11 shtator pas mesnate në atarin e fshatit Proevcë ai fizikishtë e sulmoi V.L nga Kratova duke e goditur me grushta në kokë dhe trup.
Pasi e përmbysi, prej tij mori çelësat, celularin dhe paratë me vlerë të përgjithshme prej 7.500 denarëve.
Pas 15 minutave, pasi i rrahuri erdhi në vete kërkoi ndihmë prej një kalimtari të rastit dhe ngjarjen e lajmëroi në SPB Kumanovë.
Nëpunësit policor e dërguan të dëmtuarin në Qendrën mjekësore në Kumanovë ku i është treguar ndihmë mjekësore dhe është mbajtur për mjekim. /portalb/