Fyle në Maqedoni, partitë varrosin sëpatat

Partnerët qeveritarë i varrosën sëpatat përkohësisht, para vizitës së paralajmëruar të euro-komisarit për zgjerim Shtefan Fyle. Qeveria të hënën do të raportojë para euro-komesarit Fyle për plotësimin e obligimeve nga udhërrëfyesi, në kuadër të dialogut aderues në nivel të lartë. 

Zv/kryeministrja për euro integrime Teuta Arifi më së shumti u ka bërë presion deputetëve të BDI-së që t’i votojnë ligjet evropiane pasi që në të kundërtën, ata do të akuzohen në qoftë se në tetor do të ketë raport negativ nga BE-ja. 

Miratimi i ndryshimeve të Ligjit për ndjekjen e komunikimeve, të cilat përmbajnë zgjidhje më bashkëkohore për përgjim, është vetëm një nga detyrimet e cila duhet të plotësohet para ardhjes së Fyles, ligj që është në rend të ditës sot në Kuvend.

BDI reteroi nga qëndrimi këmbëngulës se do të votojë kundër të gjitha ligjeve të Qeverisë,  në tentim për ta parandaluar sjelljen e ligjit për branitellat. Deputetët e kësaj partie u pajtuan t’i votojnë ligjet e agjendës evropiane, por vazhdojnë të jenë këmbëngulës kundër ligjit të branitellave. 

Fyle do të interesohet edhe për këtë çështje e cila ka sjellë vendin në krizë politike. 

Lajme të ngjashme

Back to top button