Tetovë, formohet shoqata turistike “Sharr”

Bashkëpunimi i disa shoqatave jo-qeveritare dhe disa intelektualëve në Tetovë solli deri në formimin e Shoqatës për turizëm e cila do ta mbajë emrin Sharr. Qëllimi i kësaj shoqate është promovimi i turizmit në rajonin e Pollogut, ndërkaq bukuritë e malit Sharr, malit të Korabit dhe liqenit të Mavrovës do të jenë adutët kryesore të shoqatës “Sharr”. 

“Dëshira për formimin e kësaj shoqate turistike për rajonin e Pollogut ka qenë e kahmotshme dhe sot jemi këtu për të jetësuar këtë shoqatë që besojmë se do të ketë një sukses duke parë bukuritë natyrore të këtij rajoni. Njëkohësisht kjo lloj shoqate  do tu ndihmojë dhe komunave që gravitojnë në rajonin e Pollogut pasi ata do të kenë një zhvillim turistik dhe është në interes të tyre dhe në presim një përkrahje prej tyre” tha njëri nga anëtarët e këshillit iniciues Lulzim Haziri.

Deri më tani janë ndërmarrë disa iniciativa për të promovuar bukuritë e Sharit por deri më tani nuk ka eksituar një shoqatë e cila do të merrej kryesisht me këtë aktivitet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button