Suedia: Partitë ta zgjidhin çështjen e PSP-së me urgjencë të madhe

Qeveria e Suedisë lartë e vlerëson punën e Prokurorisë Speciale Publike (PSP). Vazhdimi i hetimeve të deritanishme, akuzave dhe rasteve duhet që të sigurohet, ka thënë ambasadori i Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Mats Stefanson në takimin me kryeprokuroren speciale, Katica Janeva dhe ekipin e saj, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç kumtojnë nga Ambasada e Suedisë, Stefanson, ka theksuar se Suedia dhe vendet tjera anëtare të Bashkimit Evropian nga afër i ndjekin hapat e ndërmarra për ndryshimet e Ligjit për Prokurorinë Publike, me të cilin PSP do të bëhej pjesë e përhershme e sistemit juridik në Maqedoninë e Veriut dhe në të ardhmen do të duhej që gjithashtu të ketë mandat të zgjeruar për veprim me raste tjera të profilit në nivel të lartë.

Ambasadori Stefanson i ka përshëndetur ndryshimet pozitive të cilat kanë ndodhur në periudhën e kaluar në vendin tonë dhe ka theksuar se ekziston nevojë e fuqishme për menaxhim me korrupsionit të nivelit të lartë dhe për hetim të indikacioneve të numërta për keqpërdorim të fuqisë, të cilat dalin nga komunikimet e incizuara.

“Në këtë kontekst, PSP patjetër duhet që ta mbajë rolin e saj kyç nëpërmjet sigurimit të kapaciteteve dhe pavarësisë. Pasi që ka ndikim të qartë ndaj BE perspektivës së Maqedonisë së Veriut, partitë politike dhe Kuvendi do të duhet ta zgjidhin këtë çështje me urgjencë të madhe”, ka porositur Stefanson pas takimit me Janevën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button