Këshilli i Integrimit, Vasili: Si i marri që flet me veten
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka komentuar mbledhjen e Këshillit të Integrimit sot në Tiranë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Vasili teksa nuk kursen ironitë e cilëson Këshillin si serë e OMGJ-ve politike, transmeton BalkanWeb. Ndër të tjera, Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së shkruan se Këshilli i Integrimit është si sokaku i të marrëve, mërgata e qyqeve dhe një klub vajtocash.
“Keshilli i Integrimit si serë e OMGJ-ve politike !
Keshilli i integrimit si klub vajtocash!
Keshilli i integrimit si sokaku i te marreve!
Keshilli i integrimit si nje i marrë,qe flet me veten!
Keshilli i integrimit si serë OMGJ-sh politike!
Keshilli i integrimit si Mërgata e Qyqeve!
Per cfare negociatash po na flasin sot se na gajasën??
Po keta me qeveri e me Flekenshtejn and co. hapen shampanjen,u perqafuan dhe u shtrenguan fort…edhe na uruan me te madhe që vjet, ne qershor te 2018,se negociatat ishin HAPUR !?
Bo bo ç’genjeshtarë, apo LIARS sic i thone anglisht!!”-shkruan Vasili.