Veseli pas shkarkimit të ministrit serb: Gjuha e tij e urrejtjes vjen nga Vuçiq

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar për gjuhën e urrejtjes së përdorur nga tashmë ish-minisitri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq.

Ky i fundit më herët kishte deklaruar se masakra e Reqakut ishte e trilluar ndërkaq që shqiptarët i kishte quajtur gjakpirës e terroristë, raporton lajmi.net.

Veseli po ashtu i ka bërë thirrje BE-sëq ë të reagojë ndaj këtyre provokimeve nga Serbia.

Ky është postimi i plotë i Veselit në Facebook:

Është e papranueshme dhe e patolerueshme gjuha e urrejtjes dhe raciste e përdorur nga njëri prej bartësve të institucioneve i deleguar nga Lista Serbe.

Deklarata të tilla me gjuhë të urrejtjes kanë një burim dhe janë provokime nga ana e Aleksander Vuçiq për të shkaktuar tensione në Ballkan dhe Kosovë. Ne nuk do lejojmë që Kosova të përdoret si mjet që dikush në Serbi të mbajë pushtetin.

Bashkimi Evropian duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuciqi.

Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button