Bërnabiq në Gjenevë: Këtë vit do të njohim Kosovën për çka është – krahinë autonome e Serbisë

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka thënë sot në Gjenevë se në interesin e Serbisë është paqja dhe stabiliteti në rajon sikurse edhe bashkëpunimi me të gjithë partnerët.

“Mbi të gjitha jemi të interesuar për të ardhmen, për zhvillimin e rajonit në të cilin të rinjtë dëshirojnë të qëndrojnë, për ndalimin e ikjes së trurit, për përfitime nga revolucioni i katërt industrial”, tha Bërnabiq para gazetarëve në Gjenevë ku po merr pjesë në Forumi Ekonomik Botëror, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Kryeministrja serbe foli edhe për Kosovën, ku tha se këtë vit do të njohim statusin e saj të cilin e ka – krahinë autonome e Serbisë, transmeton Koha.net.

“Ky është viti në të cilin do të njohim Kosovën si edhe është – krahinë autonome e Serbisë”, tha Bërnabiqi.

Në këtë takim po merr pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili kërkoi mbështetje nga pjesëmarrësit e Forumit për arritjen e një marrëveshje me Serbinë, duke thënë se rezultati i saj nuk duhet paragjykuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button