Përleshje në Tripoli, janë vrarë 14 luftëtarë të Khalifa Haftar

Të paktën 14 ushtarë besnikë të komandantit Khalifa Haftar janë vrarë në përleshjet që po zhvillohen për dy ditë në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Komandanti ushtarak libian Khalifa Haftar urdhëroi forcat besnike të tij të enjten për të marshuar në Tripoli, kryeqytetin e Libisë, i cili është nën kontrollin e Qeverisë së Konsensusit Kombëtar, të mbështetur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Zëdhënësi i Ushtrisë Kombëtare libiane të Haftar (LNA) Ahmed Mesmari paralajmëroi mbrëmë se të gjithë avionët që do të fluturojnë në rajon do të rrëzohen.

Ai nuk zbuloi situatën aktuale në terren ndërkaq më herët bëri të ditur se forcat e Haftar-it morën kontrollin e aeroportit dhe disa vende periferike në Tripoli.

Libia është kthyer në një arenë të krizës së thellë politike dhe të sigurisë që nga viti 2011, kur u vra Muammar Gaddafi. Që atëherë në pushtet janë qeveritë paralele me bazë në Tripoli dhe Tobruk apo Al Baida, të cilat kanë parlamentet e veçanta dhe forcat e armatosura. Haftar është në krye të strukturës në Tobruk.

Në fund të vitit 2015, përfaqësuesit e qeverive paralele libiane nën patronazhin e OKB-së nënshkruan një marrëveshje për themelimin e Qeverisë së Konsensusit Kombëtar.

Plani ishte që qeveria të marrë pushtetin në vend dhe të shpallë zgjedhjet parlamentare brenda 12 muajve. Për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme, plani nuk u zbatua plotësisht dhe Libia mbetet ende larg një vendi të sigurt dhe politikisht të qëndrueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button