OSBE/ODIHR për fushatën zgjedhore: Kufizime, paqartësi, stereotipe gjinore

Misioni i OSBE/ODIHR e cila e vëzhgon fushatën zgjedhore për zgjedhjet presidenciale në raportin e saj periodik që ka të bëjë prej më 11 mars deri më 2 prill thekson se edhe më tej nuk është vepruar për një pjesë të rekomandimeve paraprake, njofton Portalb.mk.

Në mesin e tyre theksohet kufizimi i të drejtës të jetë i zgjedhur, mohim i të drejtave të votimit, analizës së detajuar të raporteve periodike për financimin e fushatës dhe kufizimet ligjore në lidhje me dorëzuesin e ankesave.

Misioni thekson se ka paqartësi në Kodin Zgjedhor nëse kandidatët udhëheqin fushatë jashtë nga periudha e caktuar.

“Kandidatët përpara regjistrimit zyrtar më 21 mars janë kyçur në aktivitete të fushatës, si mbajtja e takimeve me qytetarët në mbarë vendin, kanë dhënë intervista për mediat. Ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor, kandidatët e kanë ndaluar fushatën pas regjistrimit të tyre formal, edhe pse partitë vazhduan t’i prezantojnë programet e tyre, t’i kritikojnë rivalët e tyre dhe t’i mbështesin kandidatët presidencial mbrapa të cilëve qëndronin”, thuhet në raport.

Në dokument theksohet se, kryesisht, gratë janë të pakënaqura me përfaqësimin e tyre në jetën publike, por se të drejtat e grave dhe barazia gjinore janë paraqitur si çështje e theksuar në fushatën zgjedhore.

“Zonja Siljanovska-Davkova përballet me stereotipe negative gjinore në rrjetet sociale, për shembull me komente për dukjen e saj”, thuhet në raport.

Përndryshe, Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve përbëhet nga një ekip prej 11 anëtarëve me seli në Shkup dhe 18 vëzhgues afatgjatë të cilët janë ndarë në mbarë vendin më 20 mars. Anëtarët e misionit vijnë nga 19 vende anëtare të OSBE-së. Organizata ka kërkuar nga vendet anëtare të sigurojnë 250 vëzhgues afatshkurtër që ta vëzhgojnë votimin e parakohshëm të 20 prillit dhe hapjen, votimin e ditës së votimit (21 prill), numërimin dhe mbledhjen e votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button