Delegacioni i Kuvendit do të marrë pjesë në Asamblenë e 140 të UIP-së

Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Asamblenë e Unionit Interparlamentar deri më 10 prill, që mbahet në Doha, Katar.

Përveç kryetarit Xhaferi, në punën e Asamblesë së UIP-së do të marrin pjesë edhe deputetë, anëtarë të delegacionit të Parlamenteve të UIP-së, Ejup Halimi, Juliana Nikollova, Dimitar Stevananxhija, Afrim Gashi dhe Dime Vellkovski dhe sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Cvetanka Ivanova.

Xhaferi, siç informon shërbimi i Kuvendit për shtyp, do të ketë fjalim në debatin e përgjithshëm me temë “Parlamentet si platforma për rritjen e edukimit për paqe, siguri dhe sundim të së drejtës”.

Është paraparë që Xhaferi të realizojë edhe takime bilaterale me Irakli Kobahixe, kryetar i Parlamentit të Gjeorgjisë, Anxhelo Faruxha, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Republikës së Maltës, Zigfrid Brake, kryetar i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit federal të Belgjikës dhe Nurllan Nigmatulin, kryetar i Mazhilisit të Republikës së Kazakistanit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button