Tahiri – Kocijançiçit: Më shumë ke shërbyer si zëdhënëse e Gjuriqit, se e BE-së

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në një reagim në rrjetin social “Facebook” i është kundërpërgjigjur deklaratës së sotme të zëdhënëses së Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç, e cila sërish ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që ta heqin taksën.

Tahiri ka shkruar se Kocijançiç gjatë tërë mandatit ka shërbyer më shumë si zëdhënëse e Marko Gjuriqit, se e vendeve anëtare të BE=së, transmeton Lajmi.net.

“Gjatë tërë mandatit të saj Maja Kocijançiç më shumë ka funksionuar si zëdhënse e Zyrës për Kosovë së Marko Gjuriçit se sa të vendeve anëtare të BE. Qëndrimet e saj që sot u paraqitën në media janë vetëm vazhdimësi e qëndrimeve të mëparshme. Kushtëzimi i dialogut nga ana e saj nënkupton bllokim permanent të dialogut. Kosova është për dialog të pakushtëzuar. Nëse doni, ne kemi plotë”, ka shkruar Tahiri.

Ndërsa, Kocijançiç në një intervistë që u publiku sot kërkoi sërish heqjen e taksës, pasi sipas saj përveç dialogut, ajo po pengon edhe rrugën e Kosovës drejt BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button