Lojëra të rreme shpërblyese janë shfaqur në rrjetet sociale

Lojëra të rreme shpërblyese po shfaqen në rrjetet sociale me qëllim që të mashtrojnë qytetarët që t’ua japin të dhënat e tyre personale. Pastaj i keqpërdorin për qëllime të ndryshme. Ndonjëherë bëhet fjalë për lojëra në të cilat duhet të regjistroheni, ndërsa në raste tjera, njerëzit pranojnë mesazhe të cilat thonë se kanë fituar një shpërblim, dhe për ta ngritur nevojiten të dhënat e tyre, transmeton Plusinfo.

Nga Ministria e punëve të brendshme konfirmojnë se mashtrimet e tilla nuk janë mit, me të cilin duhet të frikësohen njerëzit që të mos marrin pjesë në onlajn lojëra.

“Këtë muaj pranuam njoftimin nga përgjegjësi i një market të madh se është krijuar faqe e rreme me lojë shpërblyese në emër të tyre në Facebook dhe se kanë parashtruar kërkesë në rrjetin social për ta hequr faqen. Pas disa ditë faqja u hoq. Një muaj më parë, përgjegjësi na informoi për krijimin e një loje të rreme shpërblyese në emër të tyre, ku njerëzit pranojnë mesazhe nëpërmjet aplikacionit Viber në telefon celular”, thanë për Plusinfo nga MPB.

Ata shtojnë se edhe më parë qytetarët janë përballë me probleme të tilla.

“Në vitin 2018 kemi pranuar denoncime për faqe të tilla për fishing (faqe të rreme të internetit dhe lojëra të rreme shpërblyese) nga më shumë individë, si dhe persona juridik –marketa të mëdhenj, për krijim të lojërave të rreme shpërblyese në emër të tyre. Qëllimi i këtyre faqeve për fishing është që të grumbullojnë numër më të madh të të dhënave personale të personave, si dhe të dhënat e kartave bankare, në mënyrë që pastaj t’i abuzojnë në ndonjë mënyrë”, sqarojnë nga MPB.

Plusinfo edhe më parë ka shkruar për mashtrimet që po ndodhin me teknologjinë e sotme. Njerëzit të cilët kanë blerë onlajn janë ankuar se se nga para u kanë munguar nga llogaritë bankare, e më pas u është thënë se kanë blerë gjëra, për të cilat ata nuk kishin dëgjuar kurrë. Këto mashtrime ndodhin në të gjitha sferat e tregut onlajn, nga blerja e gardërobës, mobileve, kafshë shtëpiake, ilaçeve dhe pilula për humbje peshe.

Ka edhe nga ata “me më shumë fat”, të cilëve u ka arritur pakoja në adresën e shtëpisë, por kanë pranuar gjëra që kanë qenë të veshura, e jo të reja siç i kanë parë në foto më parë. Atlete të dëmtuara, aparate të prishura.

“Kisha frikë të filloj të blej onlajn. Por pastaj e pashë një nga librat e mi të preferuar në Serbi. Për fat të keq, s’kishte kush të ma blejë, ndërsa mezi prisja ta lexoja. E porosita dhe kam pritur me javë që libri të mbërrijnë. Disa herë kam telefonuar, thoshin se e kishin dërguar dhe se ndoshta kishte ndonjë gabim dhe se libri ishte humbur diku rrugës. Më dërguan një libër tjetër, për fat të mirë ishte kompani serioze. Megjithatë, frika që e kam përjetuar ma ka marrë shëndetin. Nëse më pyesin mua, nuk ia vlen. Kam dëgjuar se disa produkte kurrë nuk arrijnë të porositësi. Disa dyshojnë se dikush i ka marrë produktet për vete, të tjerë, se produktet kanë përfunduar në adresë të gabuar”, thotë një bashkëbisedues për Plusinfo.

Për mashtrimet onlajn flasin edhe njerëz në faqet e tyre në YouTube dhe idhuj tjerë të të rinjve. Ata i këshillojnë të rinjtë që mirë t’i kontrollojnë financat e tyre.

Të gjithë personat duhet të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për dhënien e informacioneve të tyre personal. Duhet të informohen mirë se për çka aplikojnë ose regjistrohen në internet para se të bëhet tepër vonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button