Poposki: Të gatshëm ti ndihmojmë Kosovës me decentralizimin

Ministri i jashtëm i Maqedonisë Nikolla Poposki në takimin me kolegun kosovar të diplomacisë Enver Hoxhaj ka biseduar për mundësinë e avancimit dhe thellimit të relacioneve bilaterale si dhe për fushat në të cilat duhet që të zhvillohen marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në të ardhmen me theks në bashkëpunimin e iniciativave rajonale. 

“Ministri Poposki e shprehu gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë që të transmetojë përvojat pozitive nga fusha e vetëqeverisjes lokale, procesit të decentralizimit dhe elementë të tjerë nga procesi i euro-integrimeve” thuhet në komunikatën e Ministrisë së punëve të jashtme.

Poposki takimin me Hoxhaj e ka realizuar në margjinat e Forumit strategjik në Bled, Slloveni. Ai njashtu është takuar edhe me kolegun e tij nga Mali i Zi Nikolla Kalugjeroviq dhe me Sekretarin e përgjithshëm të Iniciativës Qendrore Evropiane (IQE), Gerhard Fancelter.

Poposki e ka informuar kolegun malazez për rezultatet e Republikës së Maqedonisë në kuadër të Dialogut inkuadrues në nivel të lartë midis Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian.

Ndërkaq, Poposki i bëri ftesë Sekretarit të përgjithshëm të IQE-së që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë , të cilën Falcenter e pranoi.

Ditën e dytë të Forumit Strategjik të Bledit, Ministri Nikolla Poposki do të mbajë 
fjalim në panel-debatin e titulluar “Sfidat e Bashkimit Evropian në Evropën Juglindore”, ndërsa do të realizojë edhe disa takime bilaterale.  /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button