Përleshje midis Pakistanit dhe Indisë në Kashmir, 7 të vrarë

Si pasojë e hapjes së zjarrit mes ushtrisë pakistaneze dhe indiane në Vijën e Kontrollit të Kashmirit mes dy vendeve humbën jetën 7 persona, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Pakistanit thuhet se 3 ushtarë pakistanezë e kanë humbur jetën dhe 1 tjetër është plagosur pasi ushtarët indianë kanë qëlluar pozicionet ushtarake në rajonin kufitar Rakhchakri të Pakistanit në Vijën e Kontrollit të Kashmirit.

Më tej thuhet se ushtarët pakistanezë i “janë kundërpërgjigjur në mënyrë efektive” zjarrit të hapur.

Zëdhënësi i policisë së Pakistanit, Waheed Qureshi tha se një banor 70 vjeçar i fshatit në pjesën periferike Niaza Per ka humbur jetën për shkak të zjarrit të hapur nga pala e Indisë.

Ndërkohë ushtria e Indisë e ka akuzuar Pakistanin për hapjen e zjarrit në vijën e kontrollit dhe se ka qëlluar rajonin Poonch në anën e Indisë. Ushtria ka njoftuar se ushtarët indianë i janë kundërpërgjigjur zjarrit të hapur.

M.K. Sinha, zyrtar i policisë së Indisë ka thënë se nga zjarri i hapur nga ana e Pakistanit humbën jetën 3 persona nga të cilët një oficer i milicisë nga forcat e sigurisë indiane, një grua dhe një vajzë ndërsa janë plagosur 18 civilë dhe 5 ushtarë.

Ushtria e Pakistanit dhe ajo e Indisë akuzojnë njëra-tjetrën për goditje me predha dhe artileri të topave në Vijën e Kontrollit, që ndan rajonet nën kontrollin e tyre në Kashmir.

– Çështja e Kashmirit

Britania e Madhe gjatë tërheqjes së saj nga India në vitin 1947, kishte lënë të lirë Kashmirin i cili ishte nën sundimin e princit, t’i bashkohet ose Indisë ose Pakistanit. 90 për qind e popullatës së Kashmirit e cila është muslimane në vitin 1947 dolën me qëndrimin që t’i bashkohen Pakistanit, por princi i asaj kohe, vendosi të bashkohet me Indinë në vend të Pakistanit. Ndërsa këtë vendim e kundërshtoi popullata muslimane e Kashmirit.

Pasi Pakistani dhe India dërguan ushtarë në rajon, palët luftuan për herë të parë në vitin 1947. Të dy vendet për të njëjtin shkak luftuan edhe në vitet 1965 dhe 1999. 45 për qind e Kashmirit është nën kontrollin e Indisë, ndërsa 35 për qind nën kontrollin e Pakistanit. 20 për qind e rajonit është nën kontrollin e Kinës. India, rajonet të cilat i okupoi i lidhi me vete nën emrin provinca “Xhammu Kashmir”.

Xhamu Kashmir tani është provinca e vetme e Indisë ku jeton shumicë muslimane. Ndërsa Pakistani Kashmirin që e ka nën kontroll i dha status të dy rajoneve autonome “Azad Kashmir (Kashmiri i Pavarur)” dhe “Gilgit Baltistan”.

Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB), me vendimin e marrë nga viti 1948, kishte parashikuar pastrimin e Kashmirit nga ushtarët ndërsa e ardhmja t’i caktohet me referendum. India nuk është dakord me referendumin, ndërsa Pakistani kërkon të zbatohen vendimet e KS të OKB-së.

Grupet e rezistencës në Xhamu Kashmir, që nga viti 1989 zhvillojnë protesta për pavarësi ose të lidhen me Pakistanin.

– Tensionet Indi-Pakistan

Tensionet e fundit mes Indisë dhe Pakistanit filluan me sulmin me bombë të ndërmarrë më 14 shkurt ndaj autokolonës me forca paramilitare në pjesën e Kashmirit nën kontrollin e Indisë, si pasojë e të cilës jetën humbën 44 persona.

Qeveria indiane ka akuzuar Pakistanin për mbështetje të terroristëve që kryen sulmin ndërsa Pakistani hodhi poshtë akuzën dhe dënoi sulmin.

India më 26 shkurt njoftoi se ka ndërmarrë një sulm ajror ndaj objektivave terroriste të cilat ndodheshin në Vijën e Kontrollit të Kashmirit në anën e Pakistanit.

Pas këtyre zhvillimeve, me arsyetimin e shkeljes së hapësirës ajrore, Pakistani njoftoi rrëzimin e dy avionëve luftarakë të Indisë.

Teksa India deklaroi rrëzimin e një avioni luftarak të Pakistanit, qeveria e Islamabadit nuk e konfirmoi këtë.

Qeveria dhe ushtria e Pakistanit theksuan se nuk dëshirojnë përshkallëzimin e tensioneve.

Kryeministri i Indisë Narendra Modi ka akuzuar Pakistanin se po përpiqet të destabilizojnë vendin e tij.

Turqia, Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania e Madhe, Kina dhe Rusia u kanë bërë thirrje palëve për vetëpërmbajtje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button