Lideri i PDSH-së, Thaçi: Pendarovski nuk është konsesual, por kandidat i Qeverisë

“Pendarovski nuk është kandidat konsesual, konsesual do të ishte kur në Maqedoni do të jetë presidenti shqiptar. T’i lëmë shakatë anësh. Fjala konsesus është kur t’i pakicës ia jep një të drejtë”, kështu ka deklaruar lideri i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Menduh Thaçi dje në emisionin “Click Plus”, transmeton Portalb.mk.

Duke folur më tej, Thaçi Pendarovskin e ka vlerësuar si kandidat të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV).

“Ai nuk është kandidat konsesual, por kandidat i Qeverisë”, tha Thaçi.

Thaçi paraprakisht ka deklaruar se nuk e tërheqin fjalën e dhënë, dhe se do t’i qëndrojnë prapa Pendarovskit bashkë me 29 parti të tjera politike, edhe përskaj dënimit me burg prej 3.2 vjetësh në rastin e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), “Titanik 2”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button