Kurti:Qeveria po shet pavarësinë

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti thotë se dialogu me Serbinë është i pafavorshëm.  Në mbledhjen e jashtëzakonshme të kësaj partie, Kurti tha se koha, mënyra dhe temat janë në interes të Serbisë, e cila është e pakushtëzuar ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar.
 
“Armiku ynë, Serbia, është i pakushtëzuar ndërsa Qeveria e Kosovës është e shantazhuar. Serbia po vendos kushte çdo herë në secilin dialog. Koha e dialogut, mënyra dhe temat janë me pajtimin e saj sepse janë interes i saj. Kjo është arsyeja pse Serbia e do këtë dialog. Dhe, kjo është arsyeja pse nuk mund të ketë rezultat të favorshëm për Kosovën aty”, ka thënë Kurti.

Sipas kreut të lëvizjes Vetëvendosje qeveria e Kosovës nuk ka ide për zhvillimin e vendit prandaj shet pasurinë që do të mund të ishte bazë e zhvillimit, por gjithashtu nuk ka ide as për sovranitetin e Kosovës, prandaj i shton fusnota pavarësisë, e cila do të ishte bazë e sovranitetit.

Lajme të ngjashme

Back to top button