Kryeministrja britanike përballet me rrezikun e rrëzimit të plotë të Qeverisë

Kryeministrja britanike, Theresa May, përballet me rrezikun “e rrëzimit të plotë të qeverisë” nëse nuk arrin në Parlament të “shtyjë” marrëveshjen e Brexit-it, thekson gazeta britanike Sunday Times, transmeton Anadolu Agency (AA).

Krahas kësaj, rriten edhe spekulimet se May mund të kërkojë madje edhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Mediat lokale theksojnë se së paku gjashtë ministra proevropian kanë paralajmëruar dorëheqjen nëse kryeministrja britanike vendos për të dalë nga BE-ja pa marrëveshje.

Nga ana tjetër, ministrat që mbështesin Brexit-in kërcënohen me largim nga Qeveria nëse May vendos të mbetet në unionin doganor me BE-në ose nëse sërish kërkojnë anulimin e Brexit-it.

Rikujtojmë se parlamenti britanik të premten për herë të tretë hodhi poshtë marrëveshjen për tërheqjen nga Bashkimi Evropian (BE).

Anëtaret e BE-së, me kërkesë të kryeministres britanike, Theresa May, javën e kaluar vendosën që dalja e Britanisë nga BE-ja, fillimisht e paraparë për më 29 mars, të anulohet deri më 12 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button