Zëvendëskryeministri Osmani: Në procesin e realizimit të reformave arritëm të krijojmë ‘trak rekord’

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në takimin joformal me gazetarët që u mbajt sot, ka folur për implementimin e reformave, rezultateve të arritura, mënyra me të cilën institucionet ju adaptohen reformave, zgjedhjet e ardhshme, dhe proceset tjera – në prag të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian dhe samiteve të qershorit të Bashkimit Evropian, transmeton Portalb.mk.

“Bëmë ndryshime në disa nga institucionet me procedurë transparente dhe meritore, më pas formuam edhe institucione të reja në përputhje me reformat, filluan të funksionojnë pjesë e këtyre institucioneve të reformuara dhe më e rëndësishme, kjo përpjekje filloi të vërehet, respektivisht të krijohet i a.q. ‘trak rekord’ apo rezultate të dukshme të reformave që është e rëndësishme dhe për qytetarët por paraqet edhe pikë rrëfim për integrimet tona evropiane”, tha Osmani, duke potencuar se pret që ky momentum reformues qartë të theksohet edhe në Raportin e ardhshëm të Komisionit Evropian, i cili shtoi se pret të jetë më i mirë deri më tani, me fusha të shprehura qartë ku është evidentuar progres.

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani

Sa i takon procesit të negociatave me Bashkimin Evropian, ka vlerësuar se faza që vijon është mundësi e shkëlqyer për t’i bindur shtetet anëtare të saj, se anëtarësimi i RMV-së në BE është interes i përbashkët.

“Kemi mundësi të shkëlqyer ti bindim gjitha vendet- anëtare se negociatat me Republikën e Maqedonisë së Veriut paraqesin interes të përbashkët, në drejtim të realizimit të prioriteteve evropiane për një Evropë më të sigurte, më stabil dhe më prosperuese”, tha Osmani.

Duke folur më tej, Osmani ka vlerësuar se gjatë dy viteve të fundit, RMV-ja ka arritur të kalojë një proces jashtëzakonisht të vështirë dhe intensiv, që sipas tij në vete mbajti numër të madh të sfidave politike, si: Marrëveshja me Greqinë dhe me Bullgarinë, arritja e konsensusit për Ligjin e Gjuhëve, harmonizimi i një numri të madh të reformave sistemuese, ndryshime në pjesën e reformave të gjyqësorit, reformave të shërbimeve të sigurisë.

Takimi joformal me gazetarët në Sekretariatin për Çështje Evropiane
Takimi joformal me gazetarët në Sekretariatin për Çështje Evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button