Zaev dhe Cipras në Shkup do të bisedojnë për më shumë se 30 çështje

Do të bisedojmë për 30 çështje nga të gjitha fushat e rëndësishme për të dy vendet, veçanarisht për atë ekonomike sepse do të ketë takime të Odave Ekonomikeve nga të dy vendet, deklaroi kryeministri Zoran Zaev gjatë vizitës në Prilep duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëvë se çka do të ketë në fokus të bisedimeve në vizitën zyrtare të kryeministrit grek Aleksis Cipras, të paralajmëruar për të martën, transmeton Portalb.mk.

“Çështjet janë shumë,  30. Disa vende që e kanë lëshuar bashkëpunimin, tani duan gjithçka. Më vjen mirë që ekziston dëshirë dhe dashuri nga të dy anët për takimin. Hapen çështje, vetëm duhet të kontrollojmë sa kemi kapacitet që disa t’i realizojmë”, theskoi Zaev.

Në fokus të bisedimeve janë ekonomia, energjetika, kultura, shëndetësia, arsimi, mbrojtja sociale.

Ai paralajmëroi mbajtje të mbledhjes së Odave Ekonomike të të dy vendeve dhe me përfaqësuesit e biznesit, sepse, siç tha, të gjithë qytetarët në të dy vendet presin dobi ekonomike nga Marrëveshja e Prespës.

“Kjo është vizita e parë zyrtare e një kryeministri grek dhe besoj se do të jemi të kënaqur nga perspektivat që hapen nga kjo vizitë”, deklaroi Zaev.

Cipras në Shkup do të vijë më 2 prill, të martë, së bashku me delegacionin e përfaqësuesve të mbi 70 kompanive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button