“Venezuela”, Trump: Mund ta diskutoj me Putin dhe Xi

Presidenti amerikan Donald Trump tha këtë të shtunë se për situatën në Venezuelë, krizën në këtë vend, mund të bisedojë me kreun e shtetit rus, Vladimir Putin, transmeton Balkanweb.  “Të dini diçka të sigurt. Situatën në Venezuelë do ta diskutoj gjerësisht. Për krizën atje jam i gatshëm të flas me Putin, por edhe me presidentin Xi të Kinës”, tha ai, shkruan “Reuters”.

Këshilltari i sigurisë kombëtare të Amerikës John Bolton tha të premten se Trump ishte i vendosur të fliste në telefon së shpejti me Putin. Ai tha gjithashtu se vendi i tij e shihte vendosjen e trupave të shteteve të tjera në Venezuelë si një kërcënim për rajonin. Mediat transmetojnë se janë parë avionë ushtarakë rusë dhe ndihma nga Rusia të “zbarkojnë” në Venezuelë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button