Ka investitorë të cilëve u pëlqen që s’jemi në BE dhe NATO

Klima biznesore në Maqedoni është përmirësuar në mënyrë drastike, si për investitorët vendor, ashtu edhe për të huajt, vlerëson kryeministri Nikolla Gruevski në intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonishte.

Kryeministri Gruevski nuk deshi të përgjigjet në pyetjen për situatën aktuale politike në Maqedoni, duke sqaruar se kjo temë nuk do të komentohet derisa nuk kthehet në vend. 

I pyetur nëse prolongimi i negociatave për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë, negativisht shprehet mbi tërheqjen e investimeve të huaja. Ai u shpreh se “nëse e vendosni në kontekst të anëtarësimit në BE dhe NATO, veçmas për BE-në, mund të thuhet se ndikon në mënyrë të pavolitshme. Megjithatë, ka shumë kompani që thonë se pikërisht kjo u pëlqen që nuk jemi anëtare të BE-së dhe NATO-s, për shkak se e dijnë se me hyrjen në BE do të rritet konkurrenca, do të ketë interesim më të madh, dhe për to nuk do të jetë aq atraktive që të investohet me shpenzime të ulta. Por, në përgjithësi, për ne është me rëndësi që sa më shpejt të hyjmë në BE dhe NATO, sepse përfitimet nga kjo do të jenë më të mëdha. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button