Veseli: BE-ja të na i heq vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, thotë se Bashkimi Evropian duhet t’u japë qytetarëve të Kosovës të drejtën, e cila u takon, për lëvizje të lirë, transmeton Zëri.

Veseli thotë se Kosova tashmë i ka përmbushur të gjitha kushtet, por konsideron se zgjedhjet në Parlamentin Evropian, janë pengesa për liberalizimin e vizave për kosovarët.

Kryeparlamentari kërkoi mirëkuptimin e qytetarëve për proceset të cilat duhet të kalohen deri tek liberalizimi i vizave për zonën Schengen.

“Ne presim që Bashkimi Evropian definitivisht t’iu japë mundësinë qytetarëve të Republikës së Kosovës, si gjithë qytetarëve të tjerë atë drejtë e cila iu takon. Fakti është se Kosova, tanimë për fat të mirë edhe BE-ja e pranon, se teknikisht ka përmbushur të gjitha kriteret”.

“Nuk është mirë që Kosova të jetë pjesë e një bllokade për shkak të zgjedhjeve të cilat janë në BE. Ne presim shumë shpejt që kjo të ndodhë nga BE-ja. Por që të jem korrekt po flas për pozicionin të cilin e përfaqësoj unë, të qytetarëve të Kosovës, qytetarëve të vendit tim, kemi të bëjmë pastaj edhe me palën tjetër, këtu duhet të jetë edhe mirëkuptimi i qytetarëve tanë”, u shpreh Veseli, për Ekonomia Online.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button