Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë për situatën në Venezuelë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në takim e Këshillit të Sigurisë diskutoi mbi situatën e fundit në Venezuelë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Putin ka mbledhur Këshillin e Sigurisë dhe ka diskutuar për situatën e fundit në Venezuelë. “Ka shqetësime në lidhje me disa deklarata të disa vendeve në lidhje me qëllimin për ndërhyrje në punët e brendshme të Venezuelës”, tha ai.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova ka akuzuar SHBA-në për krijimin e kaosit në Venezuelë duke thënë se SHBA-ja dhe Holanda kanë bërë marrëveshje për të dërguar ndihma humanitare në Venezuelë nëpërmjet ishujve Curaçao.

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, lidhur me praninë e Rusisë në Venezuelë ka thënë se “Rusia duhet të dalë nga Venezuela”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button