Zëvendëskryeministri Osmani: Kolltuku i Sekretariatit shndërrohet në kolltuk të Ministrisë për Sistem Politik

Miratimi i Ligjit për themelim të Ministrisë për Sistem Politik sot në Kuvendin e Maqedonisë, me të cilin parashihet formimi i një ministrie të re, sipas zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nuk është një kolltuk i ri, por kolltuku i Sekretariatit për Zbatim të Marrëveshjes së Ohrit shndërrohet në kolltuk ministror, transmeton Portalb.mk.

“Ky nuk është kolltuk i ri, por kolltuku i Sekretariatit shndërrohet në kolltuk të Ministrisë për Sistem Politik. Ne nuk kemi institucion të ri, por avancim të Sekretariatit në Ministri, e cila është organ ekzekutiv për zbatim të ligjeve”, tha Osmani në emisionin “Top Tema”.

Siç sqaroi më tej Osmani, shndërrimi i Sekretariatit ka qenë paraparë qysh në vitin 2015-të, kur u bë shqyrtim i nivelit të zbatimit të Marrëveshjes së Prespës, dhe që ka qenë e propozuar që i njëjti të shndërrohet në Ministri për Sistem Politik.

Osmani ka treguar se edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve ka qenë zgjidha ligjore që parashihet me Marrëveshjen e Ohrit, megjithatë ai tha se në mbledhjen e këshillit të Stabilizim Asociimit që u mbajt javën e kaluar në Bruksel, është kërkuar që të vazhdohet me zbatim të mëtutjeshëm të Marrëveshjes, me theks të veçantë në decentralizimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button