Kosovë, ambasadori: Nuk është normale ne ta financojmë ujësjellësin, e ju veteranët e rrejshëm (VIDEO)

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet është treguar i ashpër sot në Skenderaj. Ai ka përmendur numrin e veteranëve, duke thënë që nuk duhet paguar veteranët e rrejshëm, e pastaj të tjerët të investojnë në projekte qenësore për qytetarët. Nga Skenderaj ai foli edhe për shërbyesit civil në Kosovë, tha se numri i tyre është tri herë më i madh se në vendet e rajonit, njofton Kallxo.com.

Ambasadori Lebet, foli kështu në përurimin e ujësjellësit në disa fshatra të Skenderajt, duke thënë se nuk është normale që qeveria prej nga vjen ai të financojë projekte të tilla, ngase sipas tij, Kosova ka para, por nuk duhet keqpërdorur.

Ai ka thënë se vlera e projektit të ujësjellësit kushton 2.5 përqind e vlerës së ndarë për pensionet e veteranëve, këtu ai ka thënë se ka shumë veteranë të rrejshëm që marrin pensione pa meritë.

“Nuk është normale që qeveria e Zvicrës të financojë ujësjellësin këtu, sepse e dimë që ekzistojnë të holla edhe në këtë vend. E dimë se vlera e këtij projekti është përafërsisht 2.5 përqind e vlerës për veteranët e luftës. Por, veteranët e vërtetë të cilët kanë luftuar për lirinë e këtij vendi. Nuk jemi të lumtur të shohim nëse njerëzit marrin këtë status pa ndonjë të drejtë. Do të thotë, nëse të hollat ruhen jo për të financuar veteranët e rrejshëm do të ndërtojmë shumë më shumë sisteme të ujësjellësit. Është shumë irituese të shohim në këtë vend ku ka më shumë shërbyes civil tri herë më tepër sesa në vendet e rajonit. Mjaft është bërë për të përmirësuar administratën publike, mirëpo ende duhet të punohet në ketë drejtim”, tha ai.

Video nga Periskopi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button