Besimi i merr kompetencat Esmerovit mos të ndëshkojë ushtarët e rastit Sllupçan

Ministri i mbrojtjes Fatmir Besimi këtë javë ia ka marrë kompetencat sekretarit shtetëror Petar Esmerov, kuadër i VMRO-së, që këtij të fundit t’ia ndërpresë procedurën e nisur disiplinore kundër të punësuarve në këtë ministri.

Vendimin e këtillë Besimi e ka sjellë me qëllim që t’i mbrojë oficerët dhe ushtarët e ARM-së kundër të cilëve sekretari shtetëror Esmerov ka iniciuar procedurë disiplinore për shkak të nderimit të pjesëtarëve të rënë të UÇK-së në Sllupçan, shkruan e përditshmja “Vest”.

Nga ministria e Mbrojtjes, zyrtarisht , as nuk e vërtetojnë e as nuk e mohojë informatën se Besimi ia ka marrë kompetencat sekretarit shtetëror, por theksojnë se të gjitha  vendimet e ministrit Besimi janë ligjore. Ata shpjegojnë se, sipas ligjeve ekzistuese, ministri përgjigjet për punën e resorit të cilin ai e udhëheq. 

Sipas Vest, Besimi ia ka marrë kompetencat sekretarit Esmerov pasi që, pa dijen e ministrit, ka iniciuar procedurë kundër personave të uniformuar të cilët u përulën në Sllupçan. Përveç kësaj, ministri nuk është dakorduar me sekretarin shtetëror në lidhje me faktin se oficerët mbajnë përgjegjësi sepse e kanë shoqëruar atë. Në qoftë se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ngjarjen në Sllupçan, ai është ministri Besimi, e jo njerëzit të cilët e kanë shoqëruar atë. 
Përveç kësaj, thonë ata, në lidhje me pjesëtarët e ARM-së në kabinetin e ministrit, nuk mund të vendosë sekretari shtetëror, sepse ata nuk janë nëpunës shtetërorë, por për ta vendos vetë ministri./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button