Maqedonia ka problem serioz me riemërtimet

Inspektorati i qeverisë vendore të Maqedonisë ka hedhur poshtë një përpjekje të Kryebashkiakut të Gostivarit për të ri-emërtuar hapësirat publike sipas figurave polemike, duke përfshirë bashkëpunëtorin e nazizmit Xhemal Hasani (Xhemo Hasa), i cili kreu masakra kundër popullsisë vendase gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Polemika është pjesë e një përpjekje më të gjerë anembanë Maqedonisë, ku dy partitë më të mëdha shqiptare po propozojnë të ri-emërtojnë qindra rrugë me emrat e heronjve shqiptarë etnikë.

Vanço Shehtanski, drejtor i inspektoratit, tha për SETimes se përpjekja e Kryebashkiakut Rufi Osmani dhe e popullatës shqiptare të qytetit është në kundërshtim me kushtetutën e normat ligjore.

Parlamenti maqedonas pritet të rishikojë propozimin. Rrugët e Gostivarit mund të ri-emërtohen vetëm duke zbatuar rregullin Badenter, i cili kërkon një shumicë votash nga një pakicë etnike që një propozim të miratohet.

“Kudo që nuk respektohet rregulli Badenter i shumicës, anullojmë vendimin dhe e bëjmë atë ligjërisht të pazbatueshëm,” tha Shehtanski.

“Ekziston një mungesë harmonie mes emrave ekzistues të rrugëve e gjendjes reale në terren, që vjen nga përbërja etnike çe qytetit]. Shtyrja çe ri-emërtimit] nuk mund të tolerohet më,” tha Fadil Zendeli, president i këshillit bashkiak të Gostivarit.

Bashkimi Demokrat për Integrim (BDI) e Partia Demokratike Shqiptare (PDSh) janë duke udhëhequr përpjekjet për të ri-emërtuar rrugët e pikat e referimit. Në Shkup do të ri-emërtohen deri në 50 rrugë, me shkrimtarin Ismail Kadare e ish-Kryeministrin e Shqipërisë Hasan Prishtina mes tyre që do të nderohen.

Zyrtarët e Strugës planifikojnë gjithashtu të ri-emërtojnë rrugë sipas heronjve shqiptarë. “Nëse nuk arrijmë një marrëveshje të përbashkët, rrugët, sheshet e urat do të numërohen fillimisht e më pas do t’i ri-emërtojmë me marrëveshje,” tha Kryebashkiaku Ramiz Merko.

Megjithatë, disa e kundërshtojnë idenë, duke thënë se ri-emërtimi vetëm do të ndezë tensione etnike.

“Eshtë absurde të ndryshosh emrin e një rruge të quajtur sipas një luftëtari kundër fashizmit çtek emri i] një fashisti që shkaktoi lumenj gjaku mes të gjitha etnive këtu,” tha për SETimes Velko Stefanovski, 67 vjeç e një banor i Gostivarit.

Problemi ka qenë pjesë e një debati më të gjerë në rajon. Një debat që vazhdon në Serbi lidhet me kërkesën për trajtim të barabartë të çetnikëve, të cilët gjithashtu bashkëpunuan me nazistët e të drejtat e pasardhësve të tyre me ato të partizanëve kundër fashizmit.

Shërbimi postar në Stara Pazovë, në Serbi, dërgon letra në një rrugë të ri-emërtuar Ratko Mlladiç, megjithëse ndryshimi nuk është miratuar zyrtarisht.

Fakti që bashkia thotë se një rrugë e tillë nuk ekziston është një gënjeshtër e një budallallëk,” tha Sllavko Rudakijeviç, një banor 53 vjeçar nga Stara Pazovë që ri-emërtoi rrugën.

Në Serbinë e jugut, tensionet etnike u ndezën janarin e kaluar, pasi pushteti vendor ri-emërtoi 17 rrugë me emra të luftëtarëve të UÇK-së e figurave historike shqiptare.

“Vendime të tilla nuk ndryshojnë asgjë. Këshilli bashkërendues nuk do të lejojë që qytetarët të bëhen pengje të viteve 1990. Politikanët vendas duhet të zgjidhin problemet ekzistenciale sesa të provokojnë,” tha për SETimes Millan Markoviç, ish-ministër i të drejtave të njeriut e pakicave./SETimes/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button