Falcao turpëron Chelsea-n (VIDEO)

Sulmuesi kolumbian, Radamel Falcao e ka mërzitur tej mase trajnerin e Chelaeas, Roberto Di Mateo. Ky i fundit fitoi Ligën e Kampionëve me Chelsean dhe më pas mori besimin e drejtuesve të klubit, të cilët e emëruan në krye të bankinës për dy vitet e ardhshme. Por skuadra e tij u turpërua në ndeshjen për Superkupën e Evropës, me spanjollët e Atletico Madridit, i cili e përmbylli takimin me rezultat bindës, 4:1. Më i merituari për fitoren e madrilenve ishte ish sulmuesi i Portës, Falcao.

Bomberi latino-amerikan e nisi serinë e golave vetëm pas shtatë minutave, ndërkaq që rezultatin e dyfishoi në minutën e 19-të. Sa për të kompletuar het-trikun, Falcao shënoi në minutën e 45-të, për të dërguar skuadrat në pushim me rezultat si ai zyrtar, 3:0. Në gjysmëlojën e dytë, Chelsea shënoi golin e vetëm në këtë takim, nëpërmjet mbrojtësit, Cahill, por që doli të jetë vetëm goli i nderit.

Mbrojtja e Chelseas së paku në 45 minutat e dyta evituan rrezikun kryesor, Falcaon, por Miranda ishte kujdesur që të shënoi golin e katërt për Atletico Madridin, në minutën e 75-të, që njëherësh edhe vendosi rezultatin përfundimtar, Chelsea 1 dhe Atletico Madridi 4.

Lajme të ngjashme

Back to top button