Popovski: Vetëm DSK ka vlerësuar se a ka nevojë për furnizimin e pajisjes për përgjim

Seanca për rastin “Arka” për furnizimin e pajisjes për përgjim në DSK vazhdoi me pyetje ndaj ish-zëvendësministrit për Punë të Brendshme, Gjoko Popovski i cili ka qenë i angazhuar për furnizimet që i bëri Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.

Popovski në dëshminë e tij në pyetje të prokurorit nga Prokuroria Speciale Publike, Artan Ajro theksoi se DSK dhe asnjë tjetër nga MPB kanë vlerësuar se a ka nevojë për furnizimin e pajisjes specifike për nevojat e Drejtorisë si në rastin për pajisjen e furnizuar për përgjim.

“As unë, as ndonjë i punësuar në sektorin tim kemi vlerësuar se a ka nevojë për furnizim të pajisjes së tillë specifike. Atë e ka vlerësuar DSK. Ne vetëm e kemi zbatuar procedurën për furnizimin e pajisjes së tillë specifike, ndërsa nuk vendosim se çka do të furnizohet, nga ku do të furnizohet dhe se a ka nevojë nga pajisja e tillë”, tha Popovski.

Të akuzuarit në “Arka” ngarkohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare, për autorizim dhe shkaktim të dëmit ndaj buxhetit shtetëror në vlerë prej 862,045 euro për furnizim të pajisjeve elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë në kuadër të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe trajnim të përdorimit të saj nga ndërmarrje në Britani të Madhe.

LEXO: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button