Viti 2018 ka qenë më i nxehti në Gjermani që nga fillimi i matjeve
Agjencia gjermane për Meteorologji (DWD) bën të ditur se viti 2018 ka qenë viti më i nxehtë që kur kanë filluar matjet e temperaturave, transmeton Anadolu Agency (AA).
Agjencia në fjalë, tha sot se temperatura mesatare vjetore në Gjermani në vitin 2018 ka qenë 10.5 gradë Celsius, më e larta ndonjëherë që nga viti 1881.
Numri i ditëve në të cilat zhiva e termometrit është ngjitur në mbi 25 gradë Celzius dhe në mbi 30 gradë, ka shënuar një rekord të ri, përfshirë këtu edhe verën intensive por të shkurtër të vitit 2003.
Matjet e vitit të kaluar janë shoqëruar me një thatësirë afatgjate, duke e bërë sezonin e katërt më të thatë që nga viti 1881.
DWD thotë se matjet e vitit të kaluar ofrojnë një perspektivë të asaj se me çfarë mund të përballet Gjermania nëse ndryshimet klimatike rrisin temperaturat në të ardhmen.