RMV, është hapur qendër e kontaktit për persona të shurdhër

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut (RMV), prej sot do të hyjë në funksion qendra e kontaktit të personave të shurdhër, e cila është rezultat i programit të Lidhjes së Personave të Shurdhër. Komunikimi do të bëhet me aplikacion të celularit nëpërmjet gjuhës së shenjave, kurse aktiv do të jetë gjatë nga dita e hënë deri në të premten, gjatë periudhës kohore 08:00-18:00, transmeton Portalb.mk.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska tha se vënia në funksion e kësaj qendre kontakti, tregon se programet e financuara nga Qeveria, shkojnë në drejtim të përmirësimit të jetës së personave me nevoja të veçanta.

“Nga Lidhja kemi kërkuar, që do t’i rrisim mjetet financiare, por na jepni programe, na jepni koncepte zhvillimore të cilat do ta përmirësojnë jetën e personave me nevoja të veçanta”, tha Carovska.

Përndryshe, programi i Lidhjes së Personave të Shurdhër është financuar nga MPPS-ja, dhe kap vlerën prej mbi 10 milionë denarë. Me Programin e Lidhjes parashihet edhe formimi i Shoqatës Folklorike të Personave të Shurdhër. Qëllimi i kësaj shoqate është që personat e shurdhër të kenë mundësi të mësojnë vallen popullore, e cila do të nxit përfshirjen aktive në shoqëri.

Mila Carovska dhe Lidhja e Personave të Shurdhër
Mila Carovska dhe Lidhja e Personave të Shurdhër

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button