Reagime nga bota kundër vendimit të Trumpit për njohjen zyrtare të sovranitetit izraelit mbi Golanin

Pas nënskrimit të deklarartës presidenciale për njohjen zyrtare të sovranitetit të Izraelit mbi Lartësirat e okupuara të Golanit që ndodhen në Siri nga ana e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, të menjëhershme ishin reagimet kundër këtij veprimi.

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë deklaruar se “statusi i Golanit nuk ka ndryshuar dhe politika e OKB-së për Golanin është pasqyruar në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit”.

Bashkimi Evropian (BE) ka përsëritur qëndrimin kundër njohjes së sovranitetit izraelit mbi territoret duke përfshirë Lartësirat e Golan, të pushtuara që nga viti 1967.

“Njohja amerikane e sovranitetit izraelit mbi Golanin cenon ligjin ndërkombëtar dhe pengon zgjidhjen e Sirisë”, kryediplomati rus, Sergey Lavrov i tha Sekretarit shtetëror të SHBA-ve, Mike Pompeo.

Ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë, Mevlüt Çavuşoglu, ka deklaruar se SHBA me njohjen e sovranitetit izraelit mbi Lartësitë e Golanit injoron ligjet ndërkombëtare, raporton Anadolu Agency (AA).

“Vendimi i SHBA-ve për të njohur sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit nuk do t’i japë legjitimitet aneksimit të Izraelit”, tha Çavuşoglu.

Liga Arabe e përshkruan “të paligjshme” njohjen e presidentit amerikan, Donald Trump, për sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e pushtuara të Golanit.

Lidhur me njohjen e SHBA-ve të sovranitetit izraelit mbi Lartësirat e pushtuara të Golanit, Mbrëtëria e Bashkuar ka deklaruar se, “Ne nuk e pranuam aneksimin izraelit (të Lartësive të Golanit) në vitin 1981 dhe nuk planifikojmë të ndryshojmë pozicionin tonë”.

LEXO: Trump ka nënshkruar njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Rrafshnaltën e Golanit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button