Përfundon “telenovela”, Del Piero në Australi

Përfundon “telenovela” rreth ish-kapitenit të Juventusit, Alessandro Del Pieros, i cili tashmë ka një ekip, atë të Sidneit.

Lajmin e bëri publik klubi australian në faqen e tij të internetit rreth mesditës.

”Jemi krenarë të lajmërojmë se legjenda e futbollit italian, Alessandro Del Piero, ka pranuar të firmosë një kontratë për Sidnein, pasi refuzoi shumë oferta të tjera”, shkruhej në deklaratën zyrtare të klubit. ”Jemi të nderuar që Del Piero ka vendosur të luajë për ne”.

Në mediat australiane përcaktohej se 37-vjeçarit i është ofruar një marrëveshje dy-vjeçare, me një pagë prej dy milionë eurosh në sezon.

Për momentin, mungon konfirmimi i vetë Del Pieros, por tashmë duket se fati i legjendës së Juventusit është i shkruar.

Rreth tij, ishte interesuar më parë edhe Sioni i Gattusos, Los Anxhelos Galaksi dhe disa klube arabe.

Lajme të ngjashme

Back to top button