Nga tetori pagesa rrugore bëhet përmes kartelës elektronike

Prej 1 tetorit pikat pagesore rrugore në Korridorin 8 dhe Korridorin 10 kalojnë në kompetencë të Agjencisë për rrugë shtetërore. Drejtori Lupço Georgievski paralajmëroi modernizimin e rrugëve dhe pagesë elektronike fillimisht në Korridorin 10, ndërsa menjëherë pastaj edhe në Korridorin 8.

Në takimin e sotëm me gazetarë Georgievski informoi se është bërë sistematizim i ri me të cilin janë përfshirë edhe 250 të punësuar nga “Makedonija pat” të cilët punojnë në pikat pagesore dhe të cilët do të duhet të përmbahet në rregulloren e re për punë.

Pagesa elektronike e pikave pagesore është paramenduar me qëllim që të hiqet faktori njeri ashtu që pagesa të jetë me kartela, ndërsa të huajt do të kenë opsion që të paguajnë me kartela bankare. Tenderi është paramenduar në dy faza. Në fazën e parë kompanitë e interesuara të cilat deri më tani janë rreth 30-të duhet të propozojnë zgjidhje adekuate pas çka pas zgjedhjes së më të mirëve në fazën e dytë, kompanitë do të duhet të propozojnë çmime. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button