Tërhiqet Berisha, pranohet nisma e PS-së

Me nisjen e sesionit të ri parlamentar në Shqipëri, shumica në parlament po shënon një kthesë nga qëndrimi i saj gjatë muajit gusht.

Një gjë e tillë u paralajmërua nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Për ne rëndësi kapitale ka pasur dhe ka heqja e imunitetit dhe jo rrugët e heqjes së tij”, tha Topalli gjatë konferencës ku bëri bilancin e sesionit të kaluar, njofton Shekulli.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve është rënë dakord që në kalendarin 3-javor të punimeve të futen propozimet e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese.Lideri i opozitës, Edi Rama, ka shprehur gatishmërinë e PS-së për të mbyllur këtë reformë brenda muajit shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button