Kumanovë, është lënduar rëndë një 26-vjeçar pas një aksidenti
Një 26-vjeçar ka marrë lëndime të rënda pasi me veturën e tij “Seat Leon” ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në Kumanovë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton Portalb.mk.
“Ngjarja është paraqitur sot në mëngjes në orën 04:00. Vozitësi është dërguar në Spitalin e Kumanovës”, thonë nga policia.
Ekspertizë në vendngjarje ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Kumanovë dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.