Vazhdohet paraburgimi për të dyshuarit në rastin Monstra

Gjashtë të dyshuarit për vrasjen e pesëfishtë afër liqenit të Smillkovcit do të ngelen në qeli, pas vendimit të djeshëm të gjyqit që t’iu vazhdon masën e paraburgimit. Të dyshuarit tashmë katër muaj gjenden në paraburgim, ndërsa prokurorisë i mbeten vetëm edhe dy muaj që të dorëzon aktakuzën, përndryshe janë të detyruar që të lirojnë të dyshuarit.

Dihet se dëshmia kryesore, armët me të cilat janë vrarë 5 personat në Smillkovcë, ende nuk është gjetur. Jo vetëm ajo, por nuk ka asnjë dëshmi tjetër materiali që tregon se të dyshuarit janë kryerës të veprës penale.

“Akoma nuk na kanë prezentuar dëshmitë, sepse hetimet ende vazhdojnë. Pres që t’i lirojnë të dyshuarit sepse për një vepër të tillë jaq serioze nuk mund të gjykosh dujë vetëm në bazë të dëshmive verbale. Janë të nevojshme edhe dëshmi kyçe materiale” – tha avokati Naser Raufi.

Ndryshe ditëve të fundit nëpër media u hap një pistë tjetër rreth motivit dhe kryerësve të vrasjes, sipas së cilës rasti nuk ka lidhje me terrorizëm e as me “islamizëm radikal”, motiv i cili u tha nga Ministria e Punëve të Brendshme menjëherë pas arrestimeve./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button