HTC prezenton produktin e ri Desire X (VIDEO)

HTC ka lansuar pajisjen e re telefonike Desire X të bazuar në sistemin operativ Android. Produkti i ri formon mesin e listës së produkteve të kompanisë duke u përcjellur nga Desire C dhe One V.

Pajisja punon në Android 4.0 dhe posedon procesor dual-core Qualcomm 1 GHz të linjës Snapdragon S4 ‘Play’, me kapacitet 768MB RAM.  Desire X posedon ekran 4 inq WVGA (480 x 800 piksel) Super LCD, dhe është njëri prej ekraneve më të mira të njësisë WVGA.

Influenca e serisë ‘One’ vërehet në dizajnin e produktit. Me gjerësi prej 0.69mm, ‘X’ nuk është telefoni më i hollë që ekziston por, duket se është mjaft i përshtatshëm për sy, gjithashtu dhe mjaft i rehatshëm në prekje. Kur prekim telefonin na krijohet një njdesi e butë, e cila ngjan me të njejtën ndjesi të prekjes së One X produktit nga HTC. Ndër të tjerash, Desire X ka bateri 1,650mAh, hapësirë për microSD dhe kartelë SIM.

Nëse keni ndërmend ta bleni këtë produkt, do të ju hyj në punë hapësira për microSD: produkti vjen me vetëm 4GB kapacitet./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button