Iniesta shpallet lojtari më i mirë në Evropë

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, është shpallur futbollisti më i mirë në Evropë sipas UEFA-s, në ceremoninë madhështore të mbajtur në Monaco.

Mesfushori spanjoll e fitoi çmimin nga UEFA pas një sezoni ku shkëlqeu për Barcelonën, e cila kishte një sezon të vështirë duke humbur kampionatin dhe duke mos arritur në finale të Ligës së Kampionëve.

Andrs Iniesta, i cili i ka meritat më të mëdha për shkëlqimin në Euro 2012, pati për konkurrent askë tjetër pos Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button