2000 vetura lukzose kanë përfunduar në oqean në brigjet e Francës
Më shumë se 2000 vetura, përfshirë disa luksoze, me vlerë të madhe, kanë përfunduar në fund të Atlantikut pasi një anije që po i bartte u fundos në brigjet e Francës javën e shkuar, njofton Koha.net.
Anija e mallrave “Grande America” po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion të fundit Brazilin.
Në mesin e shumë veturave të fundosura, ishin edhe modele ekskluzive të Porsches si 911 GT2RS.
Kjo anije po bartte edhe modele tjera të famshme si Audi A3, A5, Q7, RS4 dhe RS5.