Marrëveshja Kosovë-Serbi, shfuqizon Rezolutën 1244
Arritja e një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë, do të kërkonte dhe formalizimin e saj, e ky do te duhet te arrihej përmes miratimit në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo ujdi, sipas Arsim Bajramit, profesor i së Drejtës Kushtetuese në Universitetin e Prishtinës, duhet te shfuqizoje tërësisht Rezolutën 12 44 dhe ta zëvendësojë me një rezolutë tjetër, e cila do t’i hapë rrugë anëtarësimit ne OKB.
Në një mënyrë, me një rezolutë të tillë të dytë, do t’i jepej fund administrimit ndërkombëtar, i cili është përcaktuar nga 1244-ta dhe do të bëhej një lloj njohje e pavarësisë nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit, çka krijon në këndvështrimin e Bajarmit, premisat e njohjes se plote ne Organizatën e Kombeve të Bashkuara.