Sulm terrorist në Holandë, ka të vdekur dhe të plagosur (Video)

Tre njerëz u vranë nga të shtënat në një tramvaj në qytetin Utreht të Holandës, bënë të ditur autoritetet.

Nëntë vetë të tjerë u plagosën në incidentin që, sipas policisë, mund të jetë sulm terrorist.

Policia tha se është në kërkim të një 37-vjeçari turk, i identifikuar si Gokmen Tanis, dhe i paralajmëroi qytetarët që të qëndrojnë larg tij, transmeton REL.

Shkollat në Utreht u mbyllën, derisa policia anti-terrorizëm po punon në gjetjen e sulmuesit të dyshuar.

“Nuk mund ta përjashtojmë motivin terrorist”, tha koordinatori për anti-terrorizëm i Holandës, Pieter-Jaap Aalbersberg.

“Shumëçka është e paqartë tash për tash dhe autoritetet lokale po punojnë për të mbledhur faktet”, shtoi ai.

Aalbersberg po ashtu bëri të ditur se niveli i kërcënimit të terrorizmit në Utreht është rritur në shkallën më të lartë – pesë – për 18 orët e ardhshme.

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, e anuloi një takim me koalicionin e tij qeveritar, pasi u njoftua për situatën, thanë zyrtarët.

Shërbimet e sigurimit raportohet se i kanë kërkuar Qendrës Mjekësore Universitare të Utrehtit të hapin një repart të veçantë për të ndihmuar në kujdesin për të plagosurit.

Autoriteti i transportit të Utrehtit tha se disa shërbime të tramvajit po vazhdonjnë në qytet, ndonëse i paralajmëroi udhëtarët që “t’i kenë parasysh vonesat”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button