Një tërmet 4.5 ballë e dridhi Greqinë

Një tërmet me magnitudë 4.5, i shkallës Rihter ka goditur sot rreth orës 13:49 brigjet e ishullit grek të Zakynthos.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, epiqendra e tërmetit ndodhet 15 kilometra në lindje, në verilindje të Zakynthos, ndërsa thellësia fokale është vendosur në 25.3 kilometra.

Aktualisht nuk raportohet për viktima apo dëme materiale. Mësohet se lëkundjet u ndjenë në disa zona të Peleponezit perëndimor.

11 minuta pas tërmetit të parë u regjistruan të tjera lëkundje me magnitudë 2.5. Kujtojmë që Greqia shtrihet në një zonë që ka prirje për lëkundje sizmike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button