Vuçiq: Miqtë e mëdhenj të Zoran Zaevit janë lavdëruar se e kanë dënuar Çavkovin me 18 vjet burg (VIDEO)

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq në pyetje gazetareske se pse nuk ka asnjë reagim nga ambasadat perëndimore për sulmin në RTS, tha se nuk është u shqetësuar për atë se me rëndësi është mbështetja e popullit, njofton Portalb.mk.

“Ambasadorët le ta bëjnë punën e tyre, mua më intereson populli”, tha Vuçiq.

“Te ne kanë standarde të dyfishta. Ambasadorët perëndimor nuk e kanë dënuar sulmin në RTS, ndërkaq e kanë dënuar atë që nuk u ka pëlqyer kur u sulmua Kuvendi i Maqedonisë. Miku i madh i manjatit Gillas dhe të manjatit Jeremiq, Zoran Zaev, është lavdëruar se si e kanë dënuar ish ministrin e Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov me 18 vjet burg, pasi që nuk i ka penguar qytetarët që të hyjnë në Kuvend. Sipas kësaj logjike, ne do të duhej që ta shqyrtojmë përgjegjësinë e ministrit Nebojsha Stafanoviq që nuk ka parandaluar hyrjen e dhunuesve në RTS”, shtoi Vuçiq.

Ai shtoi, Serbia do ta mbrojë stabilitetin dhe do t’i fitojë huliganët.

Pjesën ku ai përmendi Zaevin e gjeni nga minuta 25:40.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button