Limaj i fton të rinjtë të mos ia kthejnë shpinën vendit

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur Kuvendin e II Zgjedhor të Rinisë. Me pjesëmarrjen e rreth 700 delegatëve, Nisma ka zgjedhur strukturat e reja drejtuese të rinisë në krye me Xhemajl Hazizin, kryetar i Rinisë së Nismës.

Në këtë Kuvend morën pjesë strukturat më të larta të këtij subjekti.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se kanë ardhur në këtë Kuvend shumë më të organizuar me një strukture të profesionalizuar dhe me një përvoje të admirueshme politikë. Limaj ka thënë se shumë punë është bërë për të krijuar rininë e Nismës, e cila i dha sukses e shpirt platformës politike të Nismës, transmeton Gazeta Blic. “Ku kemi qenë pesë vite me parë e ku jemi sot. Me punë e përkushtim orientim të qartë e më shumë sfida pa u ndalur jemi këtu ku jemi sot. Djemtë dhe vajzat tona të rinisë sot marrin përgjegjësi shtetërorë”, ka thënë Limaj në Kuvendin e II Zgjedhor të Rinisë. Limaj tha se pesë vite me parë askush nuk ka menduar që kaç shpejt mund të arrijmë këtu ku jemi. “Rinia e Nismës ishte promotor i suksesit tonë. Në të gjitha komunat ku arritëm suksese të mëdha në zgjedhjet lokale dhe qendrore të vitit 2017. Sot shumë djem e vajza tona kanë marrë përgjegjësi ekzekutive e legjislative.

Ëndrra jonë e përbashkët është fuqizimi i shtetit të Kosovës për të qenë secili krenar këtu”, ka shtuar Limaj. Kryetari i Nismës ka kërkuar nga të rinjtë që në asnjë variant të dorëzohen para çfarëdo sfide. Limaj ka thënë se Kosova shtet i pavarur dhe konsoliduar po pret të rinjtë të marrin përgjegjësitë shtetëror. Ai ka kërkuar nga të rinjtë të mos ia kthejnë shpinën Kosovës, edhe pse është i vetëdijshëm se ka shumë probleme me të cilat të rinjtë ballafaqohen.

“Imagjinoni gjeneratat e para luftës po të iknin nga vendi. Secili kemi mund të dilnim jashtë e me heq dorë nga vendi. Por, sot nuk do të folshim sot për shtet të pavarur. Nuk do të folshim sot për sukseset në sport e muzike. Sot ata do të kishin emra tjerë dhe do përfaqësonin kombe e shtete tjera. Lidhja e njeriut me tokën e vet është lidhje e shenjtë që Zoti e ka lënë. Askund kokën më lartë nuk mund ta mbani se aty ku ju ka lindë nëna juaj”, ka theksuar Limaj. Ai ka ftuar të rinjtë të mobilizohen dhe të frymëzohen me dëshirën për të forcuar vendin tonë. “Detyra jonë si parti është ta dërgojmë Kosovën në një stad tjetër të zhvillimit. Ta bëjmë këtë vend më të mirë të jetueshëm për të gjithë. Nisma në pesë vitet e ardhshme do të jetë platforma që do të drejtojë shtetin e Kosovës”, ka përfunduar Limaj. Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se ndjehet i lumtur që në pesë vjetorin e Nismës sheh plot të ri dhe të reja që duan të angazhohen në këtë subjekt politikë për t’i kontribuar vendit dhe qytetarëve tanë. “Të rinjtë dhe të rejat sot i mbushin sallat për të bërë angazhimin organizimin dhe veprimin e tyre politikë për vendin e vet dhe qytetarët e vendit dhe gjeneratën e vet”, ka thënë Krasniqi. Kryetari i ri i Rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizi tha se të rinjtë e Nismës vetëm të bashkuar mund t’ia dalin mbanë. Ai ftoi të rinjtë që të jenë aktiv dhe shtoi se çelësi i suksesit tha se do të jetë bashkëpunimi me të rinjtë anëkend vendit. Ai ka falënderuar kryetarin e deritashëm të rinisë, Albert Maxhunin dhe kryesinë e mëhershme që në situata të vështira kanë bërë punë të madhe.

Serbia nuk ka nevojë për armë dhe bashkëpunim ushtarak me Rusinë, sepse opsioni i vetëm që Serbia ka është opsioni i dialogut, njohjës së shtetit të ri, Kosovës dhe rregullimit të dëmeve të shkaktuara gjat luftës.

Pozita e Kosovës nuk dobësohet duke bojkotuar dialogun.
Dialogu duhet të rifillojë sa më shpejt të jetë e mundur, përndryshe plagët e shkaktuara në dëm të popullatës shqipëtare nga pushteti serb nuk do të sherohën kurrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button